LEZHË: U ARRESTUAN ERGYS PËRGJINI DHE ROBERT PRENDI | TREGTARË DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 27, 2024
- 2 min read
Lezhë, Shqipëri | Z. Ergys Përgjini, me moshë 23 vjeç, banues në Lezhë, dhe z. Robert Prendi, me moshë 19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë, u arrestuan nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.
Ata akuzohen si tregtarë drogërash.
Njoftim | U kapën në flagrancë në Lezhë dhe në Shëngjin, ndërkohë që shitnin doza kokaine dhe cannabisi, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve në të gjithë qarkun dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Policisë së Lezhës, goditën 2 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike.
Për rastet u arrestuan në flagrancë shtetasit E.P, 23 vjeç, banues në Lezhë dhe R.P, 19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë.
23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza.
Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments