top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LEZHË: U ARRESTUA EGLI BABASI | AKUZOHET SE SHTYPI ME MAKINË NJË KËMBËSOR ME MOSHË 60 VJEÇ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 8, 2024
  • 1 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Egli Babasi, me moshë 21 vjeç.

 

Ai u arrestua sepse pasi aksidentoi për vdekje një këmbësor mbrëmjen e djeshme në autostradën “Laç-Mamurras”.

 

Viktima nuk është identifikuar ende.

 

Njoftim | Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:10, në autostradën “Laç-Mamurras”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., ka përplasur një shtetas (këmbësor) ende të paidentifikuar.

 

Si pasojë e përplasjes, këmbësori rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë.

 

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 21 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Vijon puna për identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti që drejtohej nga shtetasi E.B., thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page