LEZHË | MARSEL MARGJONI; HENRI ISMAILI; PIETRO GEGA U ARRESTUAN; KOKAINË + HASHASH + THIKË + 60 FISHEKË PISTOLETE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 hour ago
- 2 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Marsel Margjoni, me moshë 19 vjeç.
2- Z. Henri Ismaili, me moshë 18 vjeç.
3- Z. Pietro Gega, me moshë 26 vjeç.
Njoftim | Shëngjin.
Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet operacioni i koduar “Aksi”.
Qarkullonin me automjet me lëndë narkotike me vete dhe armë të ftohtë, tentuan t’i shmangeshin kontrollit të Policisë, por u kapën në flagrancë gjatë ndjekjes, vihen në pranga tre shtetas.
Procedohet penalisht dhe një 17-vjeçar, drejtuesi i automjetit.
Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë, kanabis, një armë e ftohtë (thikë), municion luftarak dhe një automjet.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar operacionin, si rezultat i të cilit u goditën dy raste të veprimtarive kriminale në këto fusha.
Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Shëngjin-Kune”, shërbimet e Policisë, pas ndjekjes për disa minuta, ndaluan automjetin tip “Benz”, me të cilin po qarkullonin katër shtetas.
Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një mjet prerës (thikë).
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit P. G., me precedent penal në fushën e narkotikëve, u gjetën dhe u sekuestruan 60 fishekë për armë zjarri pistoletë.
Në përfundim të veprimeve procedurale:
U arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 19 vjeç, H. I., 18 vjeç, dhe P. G., 26 vjeç, të tre banues në Shëngjin.
U procedua penalisht 17-vjeçari, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi në momentin e ndalimit nga Policia.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments