top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “NËNË TEREZA”; LEZHË | LORENC LUGJA U ARRESTUA; VJEDHJE AUTOMJETI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 1 min read
ree

Lagjja “Nënë Tereza”, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Lorenc Lugja, me moshë 38 vjeç.


Njoftim | Lezhë.


Vodhi një automjet, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u identifikua dhe u kap disa minuta pas ngjarjes, 38-vjeçari.


U sekuestruan automjeti i vjedhur dhe një celular i dyshuar si i vjedhur në Rinas.


Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, ishte vjedhur një automjet, shërbimet e forcës “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, organizuan punën për kapjen e autorit.


Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, pak minuta pas ngjarjes, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar, shtetasi L. L., 38 vjeç, banues në Lezhë.


Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjet një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas.


Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page