top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LEZHË | GLEDIS USTABEQIRI U ARRESTUA; ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 18
  • 2 min read
ree

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gledis Ustabeqiri.


Njoftim | Lezhë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranziti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.


Udhëtonte i armatosur me armë zjarri pistoletë; kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.


✅ Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra me municion luftarak.


Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tranziti”.


Gjatë operacionit, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë rrethit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi, në të cilin dyshohej se udhëtonte si pasagjer një shtetas i armatosur.


Gjatë kontrollit fizik të pasagjerit, shtetasit G. U., 30 vjeç, banues në Shkodër, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me dy krehra dhe municion luftarak.


Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi G. U. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Arma e zjarrit e sekuestruar do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë prane Gjykates se Juridiksionit te Pergjithshem Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page