top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LETONI | MINISTRIA E MBROJTJES: NJË DRON HYRI NGA RUSIA DHE SHPËRTHEU; NUK KA VIKTMA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Rigë, Letoni | Përveç dronit që fluturonte nga hapësira ajrore ruse dhe u përplas në oxhakun e një termocentrali në Estoni, një tjetër ka shpërthyer në Letoni”.


E thënë kjo sipas Ministrisë së Mbrojtjes Letoneze - e cituar nga enti mediatik ukrainas “RBC”.


Sipas ministrisë letoneze, një dron i paidentifikuar hyri në territorin letonez nga Rusia. Është raportuar edhe zbulimi i mbeturinave të dronit.


Asnjë civil nuk u lëndua dhe nuk u raportua asnjë dëm në infrastrukturën civile.


Sistemet e paralajmërimit të hershëm regjistruan një tingull të ngjashëm me një shpërthim në rajonin e Kraslavës”, u tha në deklaratë.


Kryeministrja letoneze Evika Silina deklaroi në llogarinë e saj në rrjetin social virtual Iks (X) se në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar hetime.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page