top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “NR. 6”; LAÇ | GABRIEL MALASI DHE SKERDI KALOÇI U ARRESTUAN; 80 DOZA KOKAINË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
6 hours ago
2 min read

Lagjja “Nr. 6”, Laç, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gabriel Malasi, me moshë 28 vjeç, banues në Lushnje.

2- Z. Skerdi Kaloçi, me moshë 19 vjeç, banues në Tiranë.


Njoftim | Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Destinacioni”.


Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:


G. M., 28 vjeç, banues në Lushnjë dhe S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.


Këta shtetas dyshohet se ushtronin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Laçit.


Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar këta shtetas në lagjen nr. 6, Laç, ku, gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në 80 doza, të gatshme për shitje.


Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas siguronin lëndën narkotike kokainë dhe më pas e ndanin në doza, me qëllim shpërndarjen e saj në qytetin e Laçit.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page