top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAÇ | FRANKO BELLOVA U ARRESTUA; QARKULLONTE ME KOBURE ME VETE NË AUTOMJET PA TARGA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Laç, Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Franko Bellova.

 

Njoftim | Kurbin.


Kontrolle intensive kundër armëmbajtjes pa leje.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”.


Lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa, lokalizohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.


Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, dhe automjeti.


Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.


Në kuadër të operacionit, në qytetin e Laçit, u ndalua shtetasi F. B., rreth 30 vjeç, banues në Milot, Kurbin.


Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, të cilën 30-vjeçari e mbante pa leje.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page