top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAÇ | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME PASOJË VDEKJEN E ELINOR TUSHËS DHE PLAGOSJEN E GENTIAN XHAFERIT + LEANDRO FUFIT; U SHOQËRUA PËR INTEVISTIM POLICOR ARON ZYMA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Laç, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Në një aksident automobilistik mbeti i vdekur:

a- Z. Elinor Tusha, me moshë 25 vjeç, pasagjer në një automjet që drejtohej nga:

1- Z. Gentian Xhaferi.


Të plagosur mbetën:

1- Z. Gentian Xhaferi, me moshë 23 vjeç.

2- Z. Leandro Fufi, me moshë 23 vjeç.


Shoqëruan për intervistim policor:

1- Z. Aron Zyma.


Njoftim | Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh.


Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.


Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.


Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page