top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“LAUDATE DEUM” | BRITMA E PAPËS PËR KLIMËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 4, 2023
  • 1 min read

Vatikan | Papa hapi sot në Vatikan Sinodin e Peshkopëve, i pari që siguron të drejtën e votës për 54 gratë e pranishme. Tetë vjet pas “Laudato Sì”, Papa Françesku boton Nxitjen e tij të re Apostolike, të titulluar “Laudate Deum”. Zbulimi i saj në ditën kur kremtohet Shën Françesku nuk është i rastësishëm: enciklika është në fakt një thirrje alarmi për mjedisin dhe klimën. Me kalimin e kohës e kuptoj që nuk reagojmë sa duhet, pasi bota që na mirëpret po shembet, dhe ndoshta po i afrohet një pike thyerjeje”, shkruan Papa Bergolio (Bergoglio). Pavarësisht se sa përpiqemi t’i mohojmë, fshehim, apo relativizojmë, shenjat e ndryshimit të klimës janë aty, gjithnjë e më të dukshme. Askush nuk mund të injorojë se vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të fenomeneve ekstreme, periudhave të shpeshta të vapës anormale, thatësirës dhe të tjera fenomeneve klimaterike, që janë vetëm disa shprehje të prekshme, të një sëmundjeje të heshtur, që na prek të gjithëve”, lexohet në enciklikë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page