top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAJM I PËRDITËSUAR MBI PLAGOSJEN E BESNIK KURTIT | DEL FOTOJA E DORASIT ARANIT ALUSHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 27, 2023
  • 1 min read

Njësia Administrative Ostren, Bulqizë, Shqipëri | U botua me qëllim informimin e publikut fotografia e z. Aranit Alushi. Policia e Shtetit u bën thirrje qyetarëve, që, nqs e hasin, kudoqoftë, të njoftojnë në numërin 129, pasi, personi në fotografi është shpallur në kërkim policor, për një palgosje me armë të ftohtë (thikë), të kryer ndaj z. Besnik Kurti. Policia e Shtetit garanton ruajtjen e anonimatit, të cilido personi, që që do të bashkëpunojë për të vënë përpara autoriteteve të drejtësisë penale të lartpërmendurin. Në orët e vona të mbrëmjes është plagosur me armë të ftohtë (thikë) z. Besnik Kurti, i moshës 25-vjeç, i cili, aktualisht gjendet në Spitalin e Traumës (Plagës) në Tiranë.

Akti kriminal ndaj tij është kryer nga z. Aranit Alushi, me moshë 18-vjeç.

Ai e ka qëlluar të lartpërmendurin 5 herë me thikë për motive aktualisht të panjohura.

Kumtohet se ngjarja kriminale ka ndodhur në njësinë administrative Ostren, të Bulqizës.

Një individ që ndëryrë për të shuar konfliktin ka mbetyr gjithashtu i plagosur.

Policia e Shtetit gjendet në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e prokurorisë vendore, është duke kryer veprimet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin z. Aranit Alushi.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page