LAJM I FUNDIT: U ARRESTUA ENDRI NIKA: AKUZOHET SE PENGON ZBARDHJEN E SË VËRTETËS PËR VDEKJEN E POLICES ALDORJANA LOSHI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 25, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Endri Nika, me moshë 28 vjeç, banues në Kamëz.
Ai akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Kumtohet se z. Nika ka pasur lidhje të karakterit sentimenatal me punonjësen e Policisë së Shtetit Aldorjana Loshi, e cila, u gjet e vdekur në banesë (dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit).
Z. Nika akuzohet se ka fshirë komunikimet telegrafike (sms) të shkëmbyera me të ndjerën nëpërmjet rrjeteve të telefonisë celulare.
Në lidhje me ngjarjen tragjike të vdekjes së punonjëses së Policisë së Shtetit Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇 Tiranë, Shqipëri | Znjsh. Aldorjana Loshi, me moshë 21 vjeçe, me detyrë punonjëse e Policisë së Shtetit pranë Komisariatit Nr. 5, të DVP Tiranë, dyshohet se vrau veten.
Ajo u gjet e vdekur në banesën e saj, te zona e Tregut Elektrik.
Kumtohet se ajo ishte e vetme në shtëpi, kur i ka dhënë fund jetës.
U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën e banesës.
Ajo jetonte në Tiranë me qira me nënën dhe vëllain më të vogël.
Prej një viti e gjysmë punonte në strukturat e Policisë së Shtetit.

___.png)

















