LAGJJA “ÇLIRIMI”; LUSHNJE | GENTIAN KANE U ARRESTUA; VJEDHJE AUTOMJETI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 29
- 1 min read

Lagjja “Çlirimi”, Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Gentian Kane.
Njoftim | Arrestohet, gjatë tentativës për të vjedhur 1 automjet, një 48-vjeçar.
I arrestuari, me precedent të theksuar, për këtë krim.
Sekuestrohen mjetet me të cilat ai po ndërhynte në centralinën e automjetit, me qëllim vjedhjen.
Ditën e djeshme, në lagjen “Çlirimi”, shtetasi G. K. synonte të vidhte një automjet tip “BMW”, duke ndërhyrë në centralinën e tij.
Shtetasi u konstatua nga pronari i automjetit dhe menjëherë u kap nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë që po patrullonin në zonë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit G. K., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.
Gjithashtu, vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 48-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments