top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LUSHNJE | JANI PRENÇE U ARRESTUA; U KAP NË FLAGRANCË DUKE VJEDHUR NË NJË BANESË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 28
  • 1 min read
ree

Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Jani Prençe, me moshë 43 vjeç.


Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas po tentonte të vidhte në një banesë në qytet, organizuan punën dhe shkuan në adresën e dhënë.


Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestua në flagrancë, në këtë banesë, autori J. P., 43 vjeç.


Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari, kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page