FSHATI VUKPALAJ; SHKODËR | KLAJDI LLOZHI (NGA MAMURRASI) U ARRESTUA; TRAFIK I 6 EMIGRANTËVE (500 € PËR KOKË) DREJT MALIT TË ZI (3 SIRIANË + 3 EGJIPTIANË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 2 min read

Fshati Vukpalaj, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Klajdi Llozhi, me moshë 43 vjeç.
Njoftim | Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Borders 4”.
Vihet në pranga një 43-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës 400-500 euro, për të kaluar kufijtë, në mënyrë të paligjshme.
43-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, 6 emigrantë (3 nga Siria dhe 3 nga Egjipti), që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.
I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohen automjeti me të cilin ai transportonte emigrantët dhe celulari i tij.
Shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders 4”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
-K. Ll., 43 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte duke i transportuar me automjet kundrejt pagesës 400-500 euro për person, emigrantë nga Vendet e Treta, që hynin ilegalisht në Shqipëri, nga Qafë Bota, dhe më pas synonin të kalonin në Mal të Zi.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments