top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VLORË | BLEDAR BALLIU U ARRESTUA; I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR ZJARRVËNIE TË QËLLIMSHME NDAJ MOBILERISË “ALIKO” NË LAGJEN “28 NËNTORI” NË ZOTËRIMIN E EDUART ALIKOS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 5
  • 2 min read

Vlorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale kundër Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Bledar Balliu.


Ai ishte i shpallur në kërkim policor për zjarrvënie të qëllimshme ndaj mobilerisë “Aliko”, në lagjen “28 Nëntori”, në zotërimin e z. Eduart Aliko.


Njoftim | Vlorë.


Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.


Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:


B.B., 37 vjeç, banues në Vlorë.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 13.01.2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.


Nga hetimet intensive, të zhvilluara përgjatë disa muajve dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, u dokumentua se më datë 11.11.2025, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, 37-vjeçari ka djegur katin e parë të një subjekti privat.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page