top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “TRESHI”; KAMËZ | IRGEN MEZINI DHE ANDI SULIKA U ARRESTUAN; ARMË ZJARRI PËR SHITJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read

Lagjja “Treshi”, Kamëz, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Irgen Mezini.

2- Z. Andi Sulika.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Qëllimi”.


Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.


Në pranga dhe një 35-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 40-vjeçarin.


Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Qëllimi”.


Në kuadër të operacionit arrestuan shtetasit I. M, 40 vjeç dhe A. S., 35 vjeç, të dy banues në Kamëz.


Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Zona e Treshit” kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. M dhe pasagjer A. S.


Nga kontrolli fizik i 40-vjeçarit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen e saj në atë zonë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page