“TREKATSHET”; KAMËZ | JURGES MULLAI U PARAQIT I PLAGOSUR NË SPITALIN “HYGEIA”; SHKAQET NËN HETIM PENAL PARAPRAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

“Trekatshet”, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Jurges Mullai, me moshë 30 vjeç, u paraqit i plagosur në spitalin privat “Hygeia”.
Njoftim | Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet”, në Kamëz.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të tij, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















Comments