RRUGA “BESIM CERA”; KAMËZ | ARIF PECA U ARRESTUA; KOBURE + FISHEKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read

Rruga “Besim Cera”, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Arif Peca, me moshë 51 vjeç, banues në Kamëz.
Njoftim | Kamëz.
Finalizohet brenda 24 orësh, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari i cili i kishte të fshehur në banesën e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tracking”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në Kamëz.
Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera” shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që posedoheshin pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















Comments