KAMËZ | MËSUESJA MINE HASANI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 16 minutes ago
- 1 min read

Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Znj. Mine Hasani, me profesion mësuese.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasen M. H., 58 vjeçe, pasi, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “STOP”, si dhe me veprimet e tjera hetimore të kryera, dyshohet se gjatë zhvillimit të procesit mësimor në një shkollë 9-vjeçare, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nxënësve.
Po punohet për kapjen e 58-vjeçares dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Njoftim | Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Tiranë njoftoi ngritjen e një grupi pune për të ndjekur situatën dhe për të takuar drejtuesit e shkollës, psikologët dhe prindërit e fëmijëve të përfshirë.
Me vendim të datës 25 shkurt 2026, marrëdhëniet e punës me mësuesen u ndërprenë menjëherë, u tha shkurtimisht në një njoftim zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments