LAGJJA SHKOZË; TIRANË | KLAJDI RUÇI U ARRESTUA; I DËNUAR ME 7 VJET + 4 MUAJ BURG PËR SHKELJE TË RREGULLAVE TË QARKULLIMIT RRUGOR ME PASOJË VDEKJEN E 2 QYTETARËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 12
- 1 min read

Lagjja Shkozë, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Klajdi Ruçi, me moshë 40 vjeç.
Njoftim | Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Unavoidable”.
I dënuar me mbi 7 vjet burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, lokalizohet, kapet dhe ndalohet 40-vjeçari.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unavoidable”.
Si rezultat i të cilit, në Shkozë, u bë e mundur, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Klajdi Ruçi, 40 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments