top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “BARDHYL”; TIRANË | SHKËLQIM XHAHU (NGA KUKËSI) U ARRESTUA; MALLRA KONTRABANDË ME VLERË 40 MIJË €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 12
  • 1 min read
ree

Rruga “Bardhyl”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Shkëlqim Xhahu, me moshë 52 vjeç, nga Kukësi.


Njoftim | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Load”.


Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., 52 vjeç, banues në Kukës.


Shërbimet e Policisë, në rrugën “Bardhyl”, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues m 52-vjeçarin, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra (veshje sportive) të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro.


Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas do t’i shiste veshjet në dyqane të ndryshme të një tregu të shumicës në rrugën “5 Maji”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page