LAGJJA “NR. 2”; KAVAJË | ARTUR LIGEJA (PRONAR I NJË AGJENCIE UDHËTIMESH) MBETI I PLAGOSUR ME THIKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 25, 2025
- 1 min read
Updated: Dec 27, 2025

Lagjja “Nr. 2”, Kavajë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Artur Ligeja (pronar i një agjencie udhëtimesh) mbeti i plagosur me thikë.
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
KAVAJË | ERI VELECIA U ARRESTUA; DORAS NË PLAGOSJEN ME THIKË TË ARTUR LIGEJAS.
Kavajë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Eri Velecia, me moshë 42 vjeç.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë të ftohtë (thikë) të:
1- Z. Artur Ligeja.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. V..
Gjatë veprimeve procedurale, me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një mjet prerës (sëpatë).
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments