FSHATI MANZË; DURRËS | EDVALDO NANUSHI U EKSTRADUA NGA ITALIA; DËNUAR ME TRE (3) VJET BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Fshati Manzë, Durrës, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Italia:
1- Z. Edvaldo Nanushi, me moshë 38 vjeç, lindur në Manzë, banues në Durrës, i dënuar me tre (3) vjet heqje lirie.
Njoftim | Interpol Tirana.
Bashkëpunoi me 2 italianë, për të vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 2 automjete tip “Audi Q7” të marra me qira, ekstradohet nga Italia, 38-vjeçari.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Itali, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. N., 38 vjeç, të lindur në Manzë, Durrës.
Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale "Mashtrimi", kryer në bashkëpunim.
Shtetasi E. N., në vitin 2017, bashkëpunoi me shtetasit italianë, M. C. dhe N. B., për të mashtruar përfaqësuesit e një subjekti në fushën e dhënies së automjeteve me qira dhe për t’iu marrë 2 automjete tip “Audi Q7”, të cilat nuk i kthyen më, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments