DURRËS | SHERIF ÇELA DHE MUHARREM THARTORI U ARRESTUAN; TRITOLVËNIE NË LAGJEN “NR. 3”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 19 hours ago
- 2 min read
Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Sherif Çela, me moshë 47 vjeç.
2- Z. Muharrem Thartori, me moshë 46 vjeç.
Njoftim | Durrës.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”.
Zbardhet autorësia e vendosjes së një sasie lënde plasëse të lidhur me një aparat telefonik celular.
Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve S. Ç., 47 vjeç, dhe M. T., 46 vjeç, të dy banues në Durrës, të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 28.08.2026, në lagjen nr. 3, Durrës.
Më datë 28.08.2026, në lagjen nr. 3, Durrës, u konstatua një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate telefonikë celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments