top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “NR. 11”; DURRËS | HAKI KOKA U ARRESTUA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
5 days ago
2 min read

Lagjja “Nr. 11”, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Haki Koka, me moshë 30 vjeç.


Njoftim | Durrës.


Finalizohet operacioni “Informacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.


Qarkullonte i armatosur me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga një 30-vjeçar.


Sekuestrohet armë zjarri pistoletë me municion luftarak.


Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra se një 30-vjeçar mbante armë zjarri dhe qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Informacioni”.


Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, i shtetasit H. K., 30 vjeç, banues në Durrës.


Ky shtetas u kap në flagrancë në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 11, Durrës, në kohën kur kishte hyrë në banesë dhe, gjatë kontrollit, në brendësi të çantës marsup të tij iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak.


Në apartament, së bashku me të, ndodhej dhe shtetasja K. Sh., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page