TIRANË | MARIUS XHEPA U ARRESTUA; DJEGIE TË DY AUTOMJETEVE NË RRUGËN “HAMDI CENOYMERI” (KOMBINAT) + VJEDHJE NË DISA BANESA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Marius Xhepa, me moshë 30 vjeç.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “The pursuit”.
Autor i dyshuar i djegies së 2 automjeteve dhe i 4 vjedhjeve, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, me precedent penal për vjedhje.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The pursuit”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi M. Xh., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:
-ka djegur 2 automjete në pronësi të shtetasit G. Xh., më datë 17.03.2025, në rrugën “Hamdi Cenoymeri”, Kombinat;
-ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme, në 3 banesa dhe në 1 automjet, gjatë muajve të fundit, në zona të ndryshme në Tiranë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments