top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKODËR | U ARRESTUAN RAMAZAN MEAJ; LULË MARTINI; ARSILDA ZYMERI; LULA KOÇEKU; PASHKE KOÇEKU; ZAMIRA KOÇEKU; 12 KG HASHASH + 4.5 KG LËNDË PLASËSE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 15, 2025
  • 2 min read

Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ramazan Meaj, me moshë 35 vjeç.

2- Znj. Lulë Martini, me moshë 51 vjeçe.

3- Znj/znjsh. Arsilda Zymeri, me moshë 22 vjeçe.

4- Znj. Lula Koçeku, me moshë 46 vjeçe.

5- Znj. Pashke Koçeku, me moshë 43 vjeçe.

6- Znj/znjsh. Zamira Koçeku, me moshë 18 vjeçe.


Njoftim | Shkodër.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmollasi”, zbulohet një ambient ku përpunohej dhe përgatitej për shitje lënda narkotike kanabis.


Sekuestrohen 12 kilogramë e 671 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lënde shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të trafikuara dhe të modifikuara, 7 celularë dhe një shumë eurosh.


Kapet dhe vihet në pranga organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.


Vihen në pranga dhe 6 shtetase të punësuara për përpunimin e lëndës narkotike.


Në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të seksioneve të Forcës Operacionale dhe “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale në këtë fushë.


Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar “Ndërmollasi”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-R. M., 35 vjeç, L. M., 51 vjeçe, A. Z.,  22 vjeçe, L. K., 46 vjeçe, P. K., 43 vjeçe, Z. K., 18 vjeçe, dhe një 16-vjeçare, të gjithë banues në Shkodër.


Gjatë operacionit, është kryer kontroll në banesën e shtetasit R. M. (organizatori i veprimtarisë kriminale) dhe në ambientet përreth, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 12 kilogramë e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në fazë përpunimi, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lëndë shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të dyshuara të trafikuara, pa targa dhe numër shasie, 7 celularë dhe 700 euro.


Punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page