LAGJJA “ISA BOLETINI”; VLORË | SHKËMBOR SKËNDERAJ U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; AKUZOHET SE PLAGOSI ME THIKË MARGARIT SHARKAJN (KURSANT NË BERBERHANE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 28
- 1 min read

Lagjja “Isa Boletini”, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Shkëmbor Skënderaj (kilient), me moshë 24 vjeç.
Ai konsiderohet doras në plagosjen e:
1- Z. Margarit Sharkaj (kursant në berberhane).
Njoftim | Vlorë/Informacion paraprak.
Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments