LAGJJA “HAJRO ÇAKËRRI”; VLORË | AZIS BALLA U ARRESTUA; 4 VJET BURG NË ITALI.

Lagjja “Hajro Çakërri”, Vlorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “ ”strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Azis Balla, me moshë 64 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftim | Kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i dënuar në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.
Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Strike 8”.
Gjatë operacionit, u kap në lagjen “Hajro Çakërri” dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi A. B., 64 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments