LAGJJA “BRIGADA 17 SULMUESE”; ELBASAN | DERVISH RUSTA U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 minutes ago
- 2 min read
Lagjja “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Dervish Rusta, me moshë 32 vjeç.
Njoftim | … Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses dy operacionet policore të koduara “Last Fire” dhe “Mbikëqyrja”.
* Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mbikëqyrja”, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:
D. R., 32 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një armë zjarri pistoletë, 35 fishekë, si dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi D. R. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arma e zjarrit, municioni luftarak dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


