top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ELBASAN | ERVIS KUKA U ARRESTUA; TRE AUTOMJETE TË DJEGURA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Elbasan, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ervis Kuka, me moshë 43 vjeç.


Ai konsiderohet i përfshirë në djegien e tre (3) automjeteve.


Njoftim | … Zbardhen dy raste të djegies së qëllimshme të automjeteve, identifikohet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses dy operacionet policore të koduara “Last Fire” dhe “Mbikëqyrja”.


* Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Fire”, si rezultat i veprimeve të kryera dhe i hetimeve të thelluara, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit:

E. K., 43 vjeç, banues në Elbasan.


Ky shtetas dyshohet se më datë 07.08.2026, rreth orës 01:00, ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin në përdorim nga shtetasi L. D., 26 vjeç, banues në Elbasan.


Gjithashtu, nga veprimet e thelluara hetimore, shtetasi E. K. dyshohet se është autor edhe i djegies së dy automjeteve, në pronësi të shtetasit E. H., më datë 28.06.2026.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
ELBASAN | FLORJAN MUSTAFA U ARRESTUA.

Elbasan, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Florjan Mustafa, me moshë 22 vjeç. Njoftim | Si re

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page