LAGJJA “BESËLIDHJA”; LEZHË | SHPËRTHIM I NJË BOMBULE GAZI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Lagjja “Besëlidhja”, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një shpërthim ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00.
Njoftim | Rreth orës 23:00, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në lokal, në automjete dhe në dy biznese pranë.
Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe vijon veprimet nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur plotësisht rrethanat e shpërthimit dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments