LEZHË | AGJENTURA E KRIMIT ORDINER VENDOSI LËNDË PLASËSE NË AUTOMJETIN E PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT GENT GJETJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Automjeti i punonjësit të Policisë së Shtetit Gent Gjetja, u bë objekt sulmi me lëndë plasëse.
Njoftim | Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments