LEZHË | SAMOEL TEROLLI (I NJOHUR EDHE SI JETMIR HYSENAJ) U EKSTRADUA; GJYKATA LEZHËS I KA SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME 5 VJET BURG PËR VEPRËN PENALE “NDIHMA PËR KALIM TË PALIGJSHËM TË KUFIJVE”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 1
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Republika e Italisë:
1- Z. Samoel Terolli (i njohur edhe si Jetmir Hysenaj), me moshë 46 vjeç.
Njoftim | U krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit S. T. alias J. H., 46 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në qershor të vitit 2023, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments