LAGJJA “BEQIR DARDHA”; ELBASAN | HATIXHE BERISHA U KONSTATUA E VDEKUR; SHPËRTHIMI NË PALLAT.

Lagjja “Beqir Dardha”, Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një shpërthimi në një pallat u konstatua e vdekur:
1- Znj. Hatixhe Berisha, me moshë 82 vjeçe.
Njoftim | Elbasan.
Informacion paraprak.
Rreth orës 14:45, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”.
Si pasojë, ka humbur jetën, banorja në të njëjtin pallat, shtetasja H. B., 82 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 10 banorë të tjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments