top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “BABRRU”; KAMËZ | HAJDAR ISMAILGECI U GJET I VRARË (DYSHOHET ME ARMË TË FTOHTË) PRANË SHKOLLËS 9-VJEÇARE “AZEM HAJDARI”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 2
  • 3 min read

Updated: Oct 3

ree

Lagjja “Babrru”, Kamëz, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Hajdar Ismailgeci, me moshë 40 vjeç, u gjet i vrarë (dyshohet me armë të ftohtë), pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”.

Z. Hajdar Ismailgeci
Z. Hajdar Ismailgeci

Njoftim | Kamëz.


Informacion paraprak.


Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç.


Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

ree

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Arlind Demushi, me moshë 38 vjeç.


Ai konsiderohet doras në vrasjen e:

1- Z. Hajdar Ismailgeci, me moshë 40 vjeç, u gjet i vrarë (dyshohet me armë të ftohtë), pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”.

ree

Njoftim | Tiranë.


Veprimet e shpejta hetimore zbardhin rrethanat dhe autorësinë e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Babrru.


Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vrau me thikë 40-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të.


Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.


Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e shkakut të vdekjes së shtetasit H. I., 40 vjeç, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar.


Pas identifikimit, u bë lokalizimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 38 vjeç, i cili u kap në Durrës dhe u vu në pranga, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh.


Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Pamje filmike nga Policia e Shtetit e Republikës së Shqipërisë

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page