top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “ASTIR”; TIRANË | KRISTAN LLOCI U ARRESTUA; VINTE VËRDALLË ME KOBURE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Lagjja “Astir”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale kundër Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Kristan Lloci, me moshë 33 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.


U kap duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, gjatë natës, në Astir, vihet në pranga 33-vjeçari.


Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.


Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur në Astir, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.


Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “On Time”, u arrestua në flagrancë shtetasi:


-K. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë.


Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në orët e para të datës 05.03.2026, te rrethrrotullimi i Astirit, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak.


Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 33-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page