LAGJJA “ASTIR”; TIRANË | KEVIN VILA U ARRESTUA NGA KOMISARIATI NR. 6.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 26
- 2 min read

Lagjja “Astir”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Kevin Vila.
Njoftim | Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që kryejnë vepra penale kundër personit dhe pronës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Again”.
Në kuadër të operacionit u ndalua shtetasi K. V., 22 vjeç, banues në Astir.
Gjatë operacionit, në zonën e Astirit, shërbimet e Policisë i bënë shenjë ndalimi motomjetit me të cilin lëvizte ky shtetas, por ai nuk iu bind urdhrit dhe vijoi lëvizjen me shpejtësi.
Pas ndjekjes policore nga shërbimet e Komisariatit Nr. 6, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.
Nga verifikimet rezultoi se 22-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”.
Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, në datat 22.04.2026 dhe 23.04.2026, ka vjedhur shuma parash në 2 banesa.
Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku mund të jetë përfshirë shtetasi K. V.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments