top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “8 SHKURTI”; FIER | ROMEO ÇAKO DHE MARIGLEN SINAJ U PËRFSHINË NË KONFLIKT; PATI TË SHTËNA ME ARMË; TË DY U ARRATISËN NGA VENDI I NGJARJES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 2 min read

Updated: 5 days ago

ree

Lagja “8 Shkurti”, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Z. Romeo Çako, me moshë 33 vjeç, u përfshi në konflik me z. Mariglen Sinaj.

Pamje filmike nga vendi i ngjarjes

Njoftim | Fier.


Informacion paraprak.


Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.


Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Mariglen Sinaj, me moshë 36 vjeç.


Njoftim | Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në lagjen "8 Shkurti", pas një konfliktit midis 2 shtetasve, njëri prej tyre gjuajti në dyshemenë e lokalit me armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin e përfshirë në konflikt, M. S., 36 vjeç, banues në Fier si edhe pronarin e lokalit, shtetasin A. B., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".


Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë zjarri, R. Ç., 33 vjeç, banues në Fier, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page