LAGJJA “15 TETORI”; FIER | DASHNOR DORTI U PLAGOS ME MJET PRERËS; U DËRGUA NË SPITAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 18
- 1 min read

Lagjja “15 Tetori”, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën diejni se:
1- Z. Dashnor Dorti, me moshë 33 vjeç, banes në Roskovec, mbeti i plagosur me mjet prerës.
Njoftim | Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments