FSHATI VERBAS; FIER | JENSI VELIA U ARRESTUA; KONSIDEROHET PËRGJEGJËS PËR AKSIDENTIN AUTOMOBILISTIK KU U PLAGOSËN 6 SUBJEKTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 16
- 1 min read

Fshati Verbas, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Jensi Velia, me moshë 18 vjeç.
Njoftim | Në vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në fshatin Verbas, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. V., 18 vjeç me automjetin me drejtues shtetasin F. S., 26 vjeç, u dëmtuan katër pasagjerët dhe dy drejtuesit e automjeteve, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit J. V., i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments