FIER | ELVIS (RENATO) ZIU U ARRESTUA; GJYKATA E KANTALISETËS (CANTALISSETTA) I KISHTE SHQIPTUAR MASË SIGURIMI VETJAKE “ARREST NË BURG” PËR TRAFIK DROGE DHE GRUP KRIMINAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 days ago
- 1 min read

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Elvis (Renato) Ziu, me moshë 43 vjeç.
Njoftim | Policia e Shtetit.
Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 74”.
Kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 43-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.
Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 74”, gjatë të cilit u kap në Fier dhe u vu në pranga shtetasi:
E. Z. alias R. Z., 43 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal".
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments