RRUGA “SELAUDIN ZORBA”; TIRANË | U ARRESTUAN AJLA QEFALIA + FATBARDH BYBERI + LUIS MIJA; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “EPISODET”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 23
- 2 min read

Rruga “Selaudin Zorba”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Znj/znjsh. Ajla Qefalia,
2- Z. Fatbardh Byberi.
3- Z. Luis Mija.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Episodet”.
Tentuan t’i vidhnin me dhunë, portofolin, një taksisti, dhe më pas i vodhën celularin, një shtetaseje, arrestohen 2 shtetas.
Në pranga dhe bashkëpunëtori i tyre, i cili lëvizte me taksi, me 2 të arrestuarit.
Të tre të arrestuarit, me precedentë për të njëjtin krim, njëra prej tyre, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Sekuestrohet celulari i vjedhur.
Si rezultat i hetimeve të kryera me objektiv identifikimin dhe arrestimin e autorëve të vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Episodet”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit A. Q., 22 vjeçe, F. B., 36 vjeç dhe L. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, shtetas me precedentë në fushën e vjedhjeve.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, shtetasit A. Q. dhe F. B. kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë, portofolin, drejtuesit të taksisë me të cilën lëviznin në rrugën “Selaudin Zorba”. Më pas, dyshohet se i kanë vjedhur celularin, një shtetaseje, në rrugën “Tahsim Shehu”.
Më tej, nga hetimet rezultoi se shtetasja A. Q. ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari, ishte me 2 të arrestuarit e tjerë, në taksi, në momentin që kryen tentativën për vjedhje.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
































Comments