BERLINI + LONDRA + PARISI I DËRGUAN LETËR OKB-së | JEMI GATI TË RIVENDOSIM TË GJITHA SANKSIONET NDËRKOMBËTARE NDAJ IRANIT NËSE NUK GJENDET NJË ZGJIDHJE PËR PROGRAMIN BËRTHAMOR DERI NË FUND TË GUSHTIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 13
- 1 min read

Paris, Francë | Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë deklaruar në një letër drejtuar OKB-së se janë të gatshme të aktivizojnë mekanizmin për rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit nëse nuk gjendet një zgjidhje e negociuar për programin bërthamor iranian deri në fund të gushtit.
Në këtë letër, tre ministrat e jashtëm theksuan se kanë treguar qartë se nëse Irani nuk dëshiron të arrijë një zgjidhje diplomatike para fundit të muajit gusht të vitit 2025, ose nuk e shfrytëzon mundësinë për një zgjatje, ata janë të gatshëm të aktivizojnë mekanizmin që lejon rivendosjen e të gjitha sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit.
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, homologu i tij francez Jean-Noël Barrot dhe Sekretari i Jashtëm britanik Deivid Lemi (David Lammy), megjithatë, deklaruan se janë plotësisht të përkushtuar ndaj një zgjidhjeje diplomatike për krizën e shkaktuar nga programi bërthamor i Iranit dhe do të vazhdojnë diskutimet me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të negociuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments