top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: TAKIMI I PRESIDENTIT SHI XHINPING (XI JINPING) ME PRESIDENTIN RUS + IRANIAN + KOREANO-VERIOR ËSHTË ALEANCË AUTORITARE QË KËRKON REND TË RI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
ree

Bruksel, Belgjikë | Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e përshkroi takimin midis Presidentit kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) dhe udhëheqësve të Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut në Pekin si një sfidë të menjëhershme ndaj rendit ndërkombëtar, gjatë një konference për shtyp në Bruksel.


Aleanca autoritare - tha ajo duke iu referuar takimit të Presidentit Shi (Xi) me udhëheqësit e Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut në Pekin - është një aleancë autoritare që kërkon një proces të shpejtë drejt një rendi të ri botëror, i cili, nuk është vetëm një perspektivë anti-perëndimore, por një sfidë për rendin ndërkombëtar të ndërtuar mbi rregulla”.


Përfaqësuesja Kallas nuk mungoi të theksonte se Kina e ka mbështetur Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, duke vënë në dukje se e gjithë kjo është një realitet i ri me të cilin Evropa do të duhet të përballet.


RUSIA NUK DËSHIRON T'I JAPË FUND LUFTËS.


Lidhur me luftën Rusi-Ukrainë Përfaqësuesja Kallas tha se Rusia nuk dëshiron realisht t'i japë fund kësaj lufte, duke theksuar se për Evropën kjo do të thotë më shumë mbështetje ushtarake, diplomatike dhe ekonomike për Kievin.


Ajo deklaroi gjithashtu se në rast të një armëpushimi, një Ukrainë e fortë ushtarakisht është garancia më e fortë e sigurisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page