top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KËSHILLI I SIGURIMIT I OKB-së MBAJTI TAKIM URGJENT PËR SHKAK SE IZRAELI NJOHU SOMALILANDIN SI SHTET TË PAVARUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 1
  • 3 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KSKB) mbajti një takim urgjent të hënën për të diskutuar njohjen e shpallur nga Izraeli të Somalilandit, një rajon i vetëshpallur i pavarur i Somalisë.


Ky veprim u dënua gjerësisht nga udhëheqësit botërorë gjatë fundjavës, dhe seanca e KSKB-së ofroi një forum për të gjitha shtetet anëtare për të paraqitur qëndrimet e tyre.


Somalia hapi diskutimin, duke denoncuar veprimin e Izraelit si një sulm flagrant ndaj unitetit dhe integritetit të saj territorial, dhe duke pohuar se Somalilandi është ligjërisht i paaftë të hyjë në ndonjë marrëveshje ose rregullim me një vend tjetër.


Përfaqësuesi, Abukar Dahir Osman, deklaroi se vendimi ishte në shkelje të drejtpërdrejtë të normave dhe parimeve ligjore të vendosura ndërkombëtare, duke e përshkruar atë si një akt agresioni.


Ai gjithashtu përmendi vërejtjet e zyrtarëve izraelitë që, sipas tij, aludonin në një zhvendosje të detyruar të palestinezëve në Somaliland dhe krijimin e bazave ushtarake në rajon.


Qëndrimi i Somalisë u mbështet nga përfaqësuesit e disa vendeve afrikane dhe arabe, si dhe nga deklaratat e Bashkimit Afrikan dhe Lidhjes së Shteteve Arabe.


Izraeli dhe ShBA-ës e mbrojtën këtë veprim. Delegatja e ShBA-ës, zëvendës-përfaqësuesja Temi Brus (Tammy Bruce), argumentoi se Somalilandi ka të njëjtën të drejtë si çdo shtet tjetër për të zhvilluar marrëdhënie diplomatike dhe vuri në dukje se njohja nga disa vende e asaj që ai e përshkroi si një shtet palestinez joekzistent nuk kishte shkaktuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


Megjithatë, ShBA-ës u përmbajtën nga mbajtja e një qëndrimi për njohjen e Somalilandit, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë ndryshim në politikën amerikane.


Vetë Izraeli deklaroi se ka pasur marrëdhënie të gjata me Somalilandin dhe më parë e njohu pavarësinë e saj në vitin 1960, kur territori për një kohë të shkurtër u shfaq si shtet i pavarur.


Kjo i referohej pesë ditëve në vitin 1960 kur Shteti i Somalilandit shpalli pavarësinë, përpara se të pranonte bashkimin me Republikën Somaleze (sot Republika Federale e Somalisë).


Ky shtet jetëshkurtër ishte paraardhës i Republikës aktuale të Somalilandit të shpallur në vitin 1991.


Folës të tjerë, përfshirë Danimarkën dhe shtete të tjera evropiane, kritikuan vendimin e Izraelit për vendosjen e një precedenti të rrezikshëm që mund të përkeqësojë tensionet në Bririn e Afrikës.


Ata theksuan se çdo zgjidhje e statusit të Somalilandit duhet të ndodhë në kuadrin e kufijve kombëtarë të njohur të Somalisë.


Delegati i Mbretërisë së Bashkuar propozoi që udhëheqësit e Somalisë dhe Somalilandit të bashkëpunojnë për të frenuar Al-Shabaab dhe grupet e tjera terroriste në rajon, të cilat, mund të përfitojnë nga përçarjet e brendshme.


Shtetësia sipas së drejtës ndërkombëtare vlerësohet nga Konventa e Montevideos e vitit 1933, e cila, përcakton katër kushte:

1- Një popullsi të përhershme.

2- Një territor të përcaktuar.

2- Një qeveri efektive.

4- Aftësinë për të hyrë në marrëdhënie të jashtme.


Konventa kërkon të balancojë integritetin territorial dhe sovranitetin me të drejtën e popujve për vetëvendosje.


Megjithatë, e drejta ndërkombëtare zakonore në përgjithësi vendos një prag të lartë për deklaratat e njëanshme të pavarësisë, duke i njohur zakonisht deklarata të tilla vetëm në rastet e shkeljeve të rënda të të drejtave të kryera nga qeveria qendrore.


Somalilandi shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Somalia në maj të vitit 1991, mes rënies së regjimit të z. Siad Barre, i cili sundonte prej kohësh, dhe shpërthimit të luftës civile.


Edhe pse mban qeverinë dhe monedhën e vet, Somalilandit i ka munguar prej kohësh njohja zyrtare ndërkombëtare.


Sipas analistëve nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë, pretendimi i Somalilandit për pavarësi rrjedh pjesërisht nga të qenit një demokraci relativisht e qëndrueshme që po tërheq investitorë të mëdhenj të huaj.


Në të kundërt, Somalia, pavarësisht se ka njohje ndërkombëtare, nuk ka qenë një vend funksional për dekada të tëra.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page