SOMALILAND: KRYQI I KUQ NXJERR 42 KUFOMA NGA VIJA E FRONTIT PËR TU KRYER VARRIM DINJITOZ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 4, 2023
- 2 min read

Las Anod, Somaliland | Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) raportoi të premten se 42 trupa u nxorrën nga vija e frontit të konfliktit në Somaliland. KNKK vizitoi gjithashtu mbi 300 të burgosur në rajon, të enjten, për qëllime humanitare, dhe për të informuar familjet për vendndodhjen e tyre. Delegacioni u dorëzoi të burgosurve batanije dhe dyshekë dhe, në bashkëpunim me Shoqatën e Gjysmëhënës së Kuqe Somaleze, katër të burgosur të plagosur u transportuan në spitalin e Karanit (Qaran), për të marrë trajtim mjekësor. Të dyja organizatat humanitare kanë mbështetur spitalet, duke përfshirë sigurimin e furnizimeve mjekësore, dhe klasifikimin e vijës së parë. Në një njoftim për shtyp të KNKK-së theksohej se: “Gjatë javës së kaluar, 110 të plagosur u transportuan në spital, ndërsa u mblodhën 42 trupa të pajetë, për të ndihmuar në kryerjen e varrimit dinjitoz dhe të duhur”. Përveç trajtimit mjekësor, KNKK po punon për të siguruar që të burgosurit të trajtohen në mënyrë njerëzore. Duke folur për kushtet, z. Paskal Kutat (Pascal Cuttat), kreu i delegacionit të KNKK-së në Somali raprtoi: Është thelbësore që çdo i paraburgosur, nga secila palë, të trajtohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Kjo do të thotë se çdo person i paraburgosur duhet të ketë akses në ushqim, në ujë, dhe nuk duhet t'i nënshtrohet kurrë asnjë lloj keqtrajtimi. Somalilandi shpalli pavarësinë e saj nga Somalia në vitin 1991. Kohët e fundit, Las Anod, kryeqyteti i rajonit të diskutueshëm të Sool-it, është vënë në shënjestër nga Dhulbahante, të cilët kanë akuzuar Somalilandin për margjinalizimin e tyre. Organizata jo-Qeveritare Emnësti Interneshënëll (Amenesty International) raportoi se protestat shpërthyen pas vrasjes së dhjetorit 2022, të një politikani lokal Dhulbahante, konkretisht të z. Abdifatah Abdullahi Abdi. Kjo përfundimisht arriti kulmin në përleshjet midis forcave të sigurisë të Somalilandit dhe luftëtarëve të armatosur Dhulbahante. Luftimet në rajon janë zhvilluar që nga fillimi i vitit, me fokus të konfliktit në Las Anod. Kjo ka rezultuar në shkatërrim masiv të pronave, dhe qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Konflikti ka ndarë familjet. Z. Ahmed Said, i cili mbikëqyr operacionet e KNKK-së në pjesën veriore të vendit, tha: “Të mos dinë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre, po shkakton një ankth të jashtëzakonshme te njerëzit.” Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)












































Comments