IZRAELI PO NEGOCION ME PESË VENDE PËR TË MIRËPRITUR PALESTINEZËT | INDONEZIA + SOMALILANDI + UGANDA + SUDANI I JUGUT + LIBIA - SIPAS ENTIT MEDIATIK “CHANNEL 12”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 13
- 1 min read

Jeruzalem, Izarel | “Izraeli është në bisedime me pesë vende - Indonezinë, Somalilandin, Ugandën, Sudanin e Jugut dhe Libinë - në lidhje me zhvendosjen e mundshme të palestinezëve nga Rripi i Gazës”, raporton enti mediatik “Channel 12”.
“Disa vende po tregojnë më shumë hapje sesa në të kaluarën në pranimin e imigracionit vullnetar nga Rripi i Gazës”, tha një burim diplomatik për agjencinë e lajmeve, duke përmendur në veçanti Indonezinë dhe Somalilandin.
Megjithatë, nuk është marrë asnjë vendim konkret.
Lajmi, i raportuar nga shtypi izraelit, i shtohet pretendimeve të entit mediatik “Associated Press” se Izraeli ka diskutuar zhvendosjen e qytetarëve të Gazës në Sudanin e Jugut, një pretendim që qeveria e kombit afrikan e ka hedhur poshtë si të pabazuar.
Nga ana e saj, Somalilandi, një rajon i shkëputur i Somalisë, mund të shpresojë të fitojë njohje ndërkombëtare përmes një marrëveshjeje me Izraelin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments