top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KËRKONTE PARE KESH QË TË MOS GJOBISTE BIZNESET E PALIÇENSUARA | ARRESTOHET NGA “SPAK”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 26, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë me dije se ka kryer arrestimin në flagrancë të një funksionari shtetëror (të cilit i ka sekuestruar edhe shumën prej 200 mijë lekësh të rinj), që ushtronte detyrën e inspektorit në Inspektoratin e Shëndetësisë., i cili akuzohet se u vendoste gjoba bizneseve që ushtronin veprimtari tregtare të palicensuar, dhe njëkohësisht u premtonte fshirjen e gjobave që mund të kishin marrë, nëse subjekti tregtar pranonte t’i paguante rryshfet me vlerën e gjysmës së shumës së gjobës, pagesë e cila do të duhej të kryej domosdoshmërisht brenda afatit 24-orësh.


Nëse shuma nuk paguhej brenda afatit kohor të lartparashtrau, ai u bënte presion se vijohej me procedurat administrative të aplikimit të gjobës dhe mbylljes së aktivitetit deri në likuidimin e masës administrative.


Njihuni me përmbajtjen e plotë dë deklaratës publike të kryer nga “SPAK”, në lidhje me këtë çështje: “Më datë 24.05.2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë informacion se një person i prezantuar si inspektor pranë Inspektoriatit të Shëndetësisë, shkonte për kontroll në subjekte të ndryshme, tregtarë në qytetin e Tiranës, tek të cilët ushtronte presion se nuk kishin licensimin e duhur për vijimin e aktivitetit, dhe se gjoba në këto raste shkonte deri në 1000000 (një milion) lekë, si dhe me mbylljen e biznesit deri në likuidimin e kësaj mase administrative. Sipas informacionit paraprak rezulton se, ky inspektor u thoshte subjekteve tregtarë se një problem i tillë mund të zgjidhej kundrejt përfitimit të parregullt, vetëm pas marrjes prej tij të gjysmës së shumës së gjobës që vihet në raste të tilla, e më konkretisht të shumës monetare prej 500.000 (pesëqind mije) lekë, por një pjesë e kësaj shume monetare duhej të paguhej brenda 24 orëve; përndryshe do vijohej me procedurat administrative të aplikimit të gjobës dhe mbylljes së aktivitetit deri në likujdimin e masës administrative.

Sa më sipër, Prokuroria e Posaçme po më datë 24.05.2023, ka regjistruar kryesisht procedimin penal me Nr.126/2023 për konsumimin e elementëve të veprës penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Hetimet për këtë procedim penal janë realizuar në bashkëpunim me strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policisë së Shtetit.

Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera për interesa të këtij procedimi penal, më datë 25.05.2023, është finalizuar arrestimi në flagrancë i shtetasit M.M, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, të cilit iu sekuestrua dhe shuma monetare prej 200000 (dyqindë mijë) lekësh, e përftuar në mënyrë të paligjshme.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page